Rreth Nesh

Kantina e familjes Tufa është e vendosur në ansamblin kodrinor midis Dajtit dhe Tiranës, ajo të sjell në mend kantinat e Toskanës dhe të Piemontit të cilat kanë një peisazh që rrallë herë e ndesh, kjo kantinë prestigjoze dhe tashmë e njohur qëndron midis vreshtave historike, kodrinave me ullishta shumë vjecar, freskinë e mikroklimës malore dhe kodrinore të zonave nën Dajt. Shtëpia jonë është një kantinë e pashme e cila qëndron krah për krah me vreshtat tanë të ndërtuar si një pazëll artistik dhe te kuruara në detajet dhe mbi të gjitha kujdesi për impaktin ambiental. Kohët e fundit stafi ynë praktikon metoda bio-dinamike në punimin dhe rritjen e vreshtave. Frymëzuar nga puna e mëparshme e bërë gjatë viteve në pronën prestigjoze të familjes Tufa, një shumë llojshmëri verërash u krijuan duke i dhënë jetë edhe formë markës 'Vera Lundra'. Filozofia jonë është e qartë: të krijojmë verëra elegante, të prodhuara në mënyrë bio-dinamike, të cilat përshkruajnë me saktësi historinë e secilit vreshtë. Kantina e familjes Tufa prodhon Cabernet Sauvignon te Vjetëruar, Merlot te Vjetëruar, Big Wine, Muskat Lot i Ëmbël, Rose, Chardonnay edhe Shesh të Bardhë. Simboli i markës tonë është tribut i fshatit Lundër. Sipas historianve territori ku ndodhet sot kantina ka qenë një zonë e mbuluar me ujë dhe si mjet udhëtimi i përdorur nga banorët e asaj periudhe ishin varkat.