PRODHIMI I VERËS

KANTINA E

FAMILJES TUFA

Prodhimi i verës është një proçes kompleks që ndërthur artin dhe shkencën. Ai kërkon dije gjithëpërfshirëse mbi teknologjinë dhe një nivel të lartë aftësish. Gjithçka fillon me përzgjedhjen e përpiktë të varieteteve premium të rrushit, pasuar nga vjelja e kujdesshme e tij.
NJË TRADITË SHEKULLORE
DHE FISNIKE
Në Kantinën Lundra, familja Tufa i është përkushtuar ruajtjes së traditës së pasur të vreshtarisë shqiptare, nëpërmjet teknikave të kultivimit të ekspertëve dhe përdorimit të proceseve shkencërisht të avancuara, si përgatitja e tokës, mbjellja e fidanëve, ujitja, trajtimet kimike, krasitja etj. Rezultati është një produkt i certifikuar, me cilësi të lartë, dhe përfaqësuesi më i denjë i verërave më të mira shqiptare.
Gjatësia e çdo faze mund të ndryshojë në varësi të llojit të verës dhe metodës së prodhimit të saj. Disa verëra mund të ambalazhohen dhe shiten brenda pak muajsh, ndërsa të tjerat kërojnë të vjetërsohen për disa vite.
01/
VJELJA

Rrushi mblidhet në kohën e duhur për të siguruar pjekuri dhe shije optimale.

02/
SHTYPJA DHE SHTRYDHJA

Rrushi shtypet dhe shtrydhet për të nxjerrë lëngun.

03/
FERMENTIMI

Lëngu fermentohet duke përdorur maja, e cila e kthen sheqerin në alkool.

04/
VJETËRSIMI

Vera transferohet në fuçi ose shishe për të zhvilluar më tej shijen dhe aromën e saj.

05/
PASTRIMI

Vera pastrohet për të hequr çdo lëndë të ngurtë ose papastërti.

06/
AMBALAZHIMI

Vera futet në shishe dhe ambalazhohet për shpërndarje dhe shitje.

07/
MAGAZINIMI

Vera ruhet në një vend të freskët dhe të errët për të ndihmuar në ruajtjen e cilësisë së saj.